Ruçi i shkruan Talat Xhaferit, vlerëson kontributin e deputetëve shqiptarë

  • 20 October 2018 - 14:00
Ruçi i shkruan Talat Xhaferit, vlerëson kontributin e deputetëve shqiptarë

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgon letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në letër Kryetari Gramoz Ruçi uron homologun Xhaferi për vendimin historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë dhe nënvizon se Maqedonia e Veriut është Maqedonia europiane, e mirëpritur dhe e duartrokitur nga partnerët strategjikë.

“Në këtë vendim, nënvizon Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është edhe kontributi i lidershipit tuaj dhe i deputetëve shqiptarë, të cilët votuan të gjithe pro për këtë vendim vizionar”.

 

(Kosova Sot)