Vetëvritet me plumb në gojë efektivi

  • 03 September 2015 - 23:24
Vetëvritet me plumb në gojë efektivi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Beratit.

Mësohet se efektivi Ilir Nano, 40 vjeç, i ka dhënë fund jetës me një plumb në gojë. Ai është vetëvrarë me një plumb në gojë me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Çelepias" të qytetit. Efektivi punonte në patrullën e policisë në komisariatin e Beratit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, transmeton Shekulli.