6-vjeçarja guximtare i shpëton jetën nënës: Babai im është i keq, po…

  • 21 October 2018 - 11:24
6-vjeçarja guximtare i shpëton jetën nënës: Babai im është i keq, po…

Një 6-vjeçare guximtare e ka shpëtuar nënën e saj nga abuzimi i tmerrshëm në familje. Pasi ajo pa nënën e saj teksa dhunohej keq nga i ati, vogëlushja vendosi të fliste.

“Babai im po e lëndon mamin. Ajo thotë se e do atë, por ai vetëm e lëndon mamin”, ka treguar ajo te shkolla, e cila më pas ka lajmëruar policinë.

Si pasojë, 34-vjeçari Scott Keegans përfundoi në prangat e policisë i akuzuar për dhunimin e bashkëshortes së tij, Jodie.

36-vjeçarja ka thënë për policinë se “jeta e saj ka qenë si film horror gjatë tre viteve që u ushtrua dhunë sistematike ndaj saj”.

Ndërkohë gjykata e Sheffield e dënoi Scott me 18 vite burg, pasi u shpall fajtor për gjashtë akuza të dhunës, sulmit seksual dhe përdhunimit.

Një gjykatës e përshkroi ngjarjen si rastin më “satanik” që kishte parë ndonjëherë në 30 vjet.

“Mendova se ishte dita e fundit e jetës sime. Kishte dy orë që po më rrihte me akllaj”, ka treguar Jodie për rrahjen e fundit që i ka bërë i shoqi.

“Kur shkova në spital mjekët menduan se kisha bërë aksident automobilistik. Madje mjekët më kanë thënë se mund të kisha probleme me organet, vetëm nga mënyra se si im shoq më rrihte”, ka shtuar ajo.

“Në fillimi ai ishte një bashkëshort dhe baba i mirë, por tre vitet e fundit ndryshoi totalisht. Vajza ime është heroinë për guximin që tregoi duke treguar në shkollë. Ajo me të vërtetë më shpëtoi jetën”, ka thënë 36-vjeçarja.

(Kosova Sot)