FSK'ja e zë vendin e tretë në një ushtrim në Mbretërinë e Bashkuar

  • 22 October 2018 - 14:11
FSK'ja e zë vendin e tretë në një ushtrim në Mbretërinë e Bashkuar

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, arriti të zë vendin e tretë në garat ndërkombëtare ‘Cambrian Patrol’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me këtë, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnan Rrahman Rama ka deklaruar se nuk ka qenë një garë e lehtë, por që ekipi i FSK-së ka arritur ta përfundojë me shumë sukses.

E për suksesin e tyre në këtë garë ka shkruar edhe zv/ministri i FSK-së, Burim Ramadani.

Ramadani ka publikuar një fotografi me pjesëtarët e FSK-së, fitues të vendit të tretë të kësaj gare.

Postimi plotë nga Radamani:

Forca Jonë, Krenaria jonë! ????????

Me ekipin e FSK-së që doli ndër 3 më të mirët nga 137 ekipe konkurruese në Ushtrimin “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

(Kosova Sot)