Lekaj pret në takim kryetarin e Hanit të Elezit

  • 22 October 2018 - 17:30
Lekaj pret në takim kryetarin e Hanit të Elezit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka  pritur  në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Lekaj ka dëgjuar nga Suma të gjitha kërkesat dhe ankesat që banorët e komunës kanë parashtruar për punimet që po zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”.

I pari i dikasterit të Infrastrukturës ka premtuar se do të shqyrtohen të gjitha ankesat që banorët e Hanit të Elezit kanë.

Pas këtij procesi, Lekaj dhe Suma do të takohen edhe me përfaqësuesit e punëkryesit “Bechtel & Enka”, për shqyrtim të mundësisë të zgjidhjeve të problemeve që qytetarët kanë shprehur.

Image

 

 

(Kosova Sot)