Filmi i dobët i sauditëve, pas vrasjes në konsullatë agjenti i tyre veshi rrobat e gazetarit (Video)

  • 22 October 2018 - 19:52
Filmi i dobët i sauditëve, pas vrasjes në konsullatë agjenti i tyre veshi rrobat e gazetarit (Video)

CNN ka publikuar pamjet e një burri në veshjet e gazetarit, i cili u vra në konsullatë në fillim të këtij muaji.

Pamje të reja të kamerave të sigurisë e kanë shfaqur një agjent saudit duke lënë konsullatën në Stamboll në rrobat e gazetarit të vrarë të Ëashington Postit, Jamal Khashoggi.

CNN publikoi pamje të hënën, duke cituar një zyrtar turk i cili e identifikoi burrin si Mustafa al-Madani, një ‘sozi’ dhe anëtar i ekipit prej 15 sauditësh që u dërguan në Stamboll për të vrarë Khashoggin.

Agjenti mbante syze dhe mjekër false në përpjeke e dukshme për t’i ngjarë sa më shumë gazetarit derisa u pa të vizitonte disa vende turistike në qytetin turk pas largimit nga konsullata.

Qëllimet e sauditit ishin që ai të kapej nga kamerat e sigurisë dhe pamjet të shpërndaheshin me qëllim që të mbështetej deklarimi i bërë ditën e zhdukjes së Khashoggit më 2 tetor, se ai ishte larguar nga konsullata i paprekur.

Këtë ë shtunë, pas disa javësh mohimi, sauditët pranuan për herë të parë se Khashoggi, një kritik i princit të kurorës, Mohammed bin Salman, ishte vrarë pas hyrjes në konsullatë për të marrë dokumentet e nevojshme për martesën e tij.

E fejuara e tij po e priste atë jashtë ndërtesës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdo?an tha se detaje e vrasjes së gazetarit saudit do të bëhen publike, të martën.

(Kosova Sot)