Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë për policinë

  • 04 September 2015 - 13:03
Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë për policinë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Policia e Kosovës po tregohet e suksesshme dhe profesionale në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës si dhe luftimin e këtyre dukurive.

Këto komente ai i bëri në ceremoninë e shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, transmeton Kosova Sot Online.

Me këtë rast foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili tha se prioritet i institucioneve të Kosovës mbetet anëtarësimi i Policisë në mekanizmat ndërkombëtar Europol dhe Interpol.

Nga ana tjetër, drejtori i policisë, Shpend Maxhuni në këtë përvjetor kujtoi 17 policët e rënë në detyrë.

(Kosova Sot)