Dhjetë shkolla ende të mbyllura

  • 04 September 2015 - 16:24
Dhjetë shkolla ende të mbyllura

Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nuk i kanë marrë librat  

“Sipas  raportimeve  nga terreni, nga drejtoritë e arsimit, kemi mësuar se  mësimi  ka filluar në të gjitha shkollat, përveç në dhjetë shkolla, ku tetë prej tyre janë duke u rinovuar”, ka thënë këshilltari Guri

Ndonëse ka kaluar dita e tretë e fillim të mësimit, në disa shkolla të Kosovës nxënësit ende nuk e kanë pasur mundësinë të pajisen me tekste shkollore. Derisa kjo po ndodh, zyrtarë nga Ministria e Arsimit theksojnë se kjo e fundit i ka kryer të gjitha obligimet dhe se para një shtatorit janë dërguar librat në shkolla.

Librat nuk kanë arritur në të gjitha shkollat

Azem Guri, këshilltar në  Ministrinë  e Arsimit, ka pohuar se shpërndarja e teksteve shkollore është bërë sipas planit të paraparë  dhe se para datës një shtator ka përfunduar gjithçka.  “Kjo do të thotë se tekstet shkollore kanë arritur para datës një shtator  dhe që nga ajo datë shkollat kanë filluar t’i pajisin nxënësit me këto tekste”, ka thënë Guri, duke shtuar se shpërndarja është bërë nëpër shkolla. Ndërsa ka pohuar se nuk është i njoftuar pse librat nuk kanë arritur në të gjitha shkollat. Guri ka theksuar  se kjo ka pasur mundësi të ndodhë për shkak të shkollave paralele. “Për shembull,  janë ndarë për shkollën amë dhe ato nuk kanë arritur edhe për shkollën paralele”, thotë Guri. Por, sido që të jetë, Guri edhe një herë ka përsëritur se një informatë të këtillë nuk e kanë  pasur nga asnjë shkollë. “Nuk është ankuar asnjë shkollë, por mendoj se në shkollën amë kanë shkuar tekstet dhe se pritet që  në kontinuitet  të bëhet edhe shpërndarja e tyre”, ka theksuar ai. Ndryshe, sipas tij, përveç në dhjetë shkolla ku nuk ka filluar mësimi për shkak të renovimit, në të gjitha shkollat e tjera në mbarë territorin e vendit, është duke u zhvilluar mësimi normal.“Sipas  raportimeve  nga terreni, nga drejtoritë e arsimit, kemi mësuar se  mësimi  ka filluar në të gjitha shkollat, përveç në dhjetë shkolla,ku tetë prej tyre  janë duke u rinovuar”, ka thënë këshilltari Guri... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)