Arrestohet serbi që tentoi të helmonte lumin Ibër

  • 04 September 2015 - 17:49
Arrestohet serbi që tentoi të helmonte lumin Ibër

Policia e Kosovës ka arrestuar serbin që derdhi substanca kimike në rrjetin kryesor të kanalizimit në Zubin Potok, rast ky i cili është konsideruar si ndotje e ambientit.

Ngjarja që ka ndodhur një ditë më parë, tashmë është konfirmuar nga Policia dhe bëhet e ditur se ai kishte derdhur rreth 100 litra gaz pentan në kanalizim. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante policore si dhe inspektorët komunalë të ambientit, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Ndërsa i arrestuari në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)