Hoxha ia shpëtoi familjen nga magjitë

  • 04 September 2015 - 19:28
Hoxha ia shpëtoi familjen nga magjitë

Fatkeqësitë në familje e shtynë këtë grua të besojë se dikush u ka bërë keq 

“Fola me një shoqe timen dhe ajo më tha të shkoj te një hoxhë dhe t’ia tregoj problemet e familjes. Shkova atje bashkë me burrin, i treguam çdo gjë dhe ai na tha se dikush i ka rënë mësysh familjes sonë dhe është munduar të na bëjë keq. Ai na i lexoi disa ajete Kuranore dhe pastaj na i dha disa këshilla, si dhe disa letra me vete dhe tha që ato letra t’i vendosim nëpër shtëpi. Ashtu edhe bëmë  dhe ajo që vërejta ishte se çdo gjë u rregullua siç kishte qenë. Gruaja e djalit u kthye në shtëpi, djali i madh doli tërësisht i pafajshëm në polici  dhe kështu unë isha tejet e lumtur që familja nuk m’u shkatërruar”, ka thënë 50-vjeçarja me inicialet E.S.

Asnjëherë nuk kishte besuar se ekzistonin gjëra të tilla sikurse flitet për magjinë, mësyshin e të bëmat siç thuhet në gjuhën popullore. Madje, mendonte se këto janë shpikje të njerëzve që, sipas saj, nuk kanë se çka të bëjnë, si t’i zgjidhin problemet e ndryshme familjare, dhe menjëherë u shkon mendja se ndokush u ka bërë keq.  

 Filloi me aksidentin e burrit

Mirëpo, kishte mjaftuar një javë që edhe ajo të besonte në këto gjëra, pasi në familjen e saj kishin ndodhur gjëra të ndryshme që nuk i kishte pritur. Është kjo 50-vjeçarja me inicialet E.S., e cila tregon se si familja e saj ishte pothuajse duke u shkatërruar. “Nuk u besoja, nuk mendoja që dikush mund të jetë aq i lig sa që të merret me këso gjëra, madje më dukeshin tejet absurde kur flisnin moshataret e mia dhe tregonin raste të ndryshme. Thosha se vetëm Zoti na ka në dorë të gjithëve dhe ai e di të ardhmen tonë dhe fatkeqësitë ose gjërat e mira nëse na ndodhin”, filloi rrëfimin e saj kjo 50- vjeçare. Çdo gjë kishte nisur me një aksident në familjen e saj kur burri i saj ishte aksidentuar. “Unë kam dy djem, një vajzë dhe burrin. Djemtë punojnë në një kompani private, ndërsa burri im është pensionist, më parë ka punuar mësues, kurse vajza ishte duke u shkolluar. Bashkëshorti, edhe pse ka qenë pensionist, ishte shumë i shkathët dhe nuk lodhej shpejt. Dilte me makinën e tij kur kishte ndonjë punë. Një ditë ai doli për t’u takuar me disa shokë të tij me të cilët kishte punuar dhe pas një ore më thirrën nga spitali ku më thanë se ka bërë aksident. Fatmirësisht, nuk ishte lënduar shumë vetëm qafën, kështu qëndroi 3 ditë në spital”, tregon ajo. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)