Joseph Kennedy shkatërroi jetën e vajzës së tij të sëmurë për karrierën politike të djemve

  • 04 September 2015 - 21:06
Joseph Kennedy shkatërroi jetën e vajzës së tij të sëmurë për karrierën politike të djemve

Esëmurë mentalisht që prej momentit që kishte ardhur në këtë jetë, e mbajtur larg syrit të publikut në një sërë shkollash me konvikt dhe e detyruar t'i nënshtrohet lobotomisë (një formë operacioni
në tru, që është përdorur për trajtimin e sëmundjeve mendore) kur ka qenë në moshën njëzetetrevjeçare nga ana e babait të saj makiavelist, Rosemary Kennedy për një kohë të
gjatë ka qenë një enigmë. Tani, dy libra të rinj - 'E zhdukura e Kennedyve' i shkruar nga Elizabeth KoehlerPentacoff dhe 'Rosemary: Vajza e fshehur e familjes Kennedy' nga Kate Clifford Larson, kanë hedhur dritë mbi jetën tragjike, të jetuar në hije. Numri i ri i revistës 'People', që tashmë ka dalë në shitje, përmban fragmente nga të dy këta libra, në rrëfimin që ka bërë për jetën e Rosemary
Kennedy-t. Rosemary Kennedy kishte vdekur nga shkaqet natyrale më 7 janar të vitit 2005, në moshën 86-vjeçare, në 'St Coletta', një institucion katolik për të sëmurët mendorë në Uiskonsin, që kishte qenë shtëpi e saj për më shumë se pesë dekada. 

Librat paraqesin portretin e vajzës fatkeqe 

Bazuar në burimet historike të Larson-it dhe në informatat e marra nga KoehlerPentacoff prej tezës së saj që ka qenë motër nderi në këtë
institucion gjatë kohës kur në të ka qenë e vendosur Rosemary-a, këto dy biografi paraqesin portretin më të kompletuar të vajzës fatkeqe të familjes Kennedy. Më 13 shtator të vitit 1918, Rose Kennedy kishte shkuar në laboratorin në shtëpinë e familjes në Bruklin të Masaçusetsit, ku kishte
qenë vetëm një infermierie. Gjinekologu ishte ftuar për ta mbikëqyrur procesin e lindjes, mirëpo meqë ai ishte vonuar, infermierja kishte marrë vendim që lindja të shtyhej, duke e detyruar zonjën
Kennedy që t'i mbante këmbët e mbyllura ngushtë dhe të ndalonte së shtyri foshnjën. Në bazë të fragmenteve të cituara, infermierja më pas e kishte shtyrë kokën e foshnjës, duk e mbajtur brenda për plot dy orë, deri sa gjinekologu më në fund kishte ardhur. Besohet që ka qenë pikërisht mbajtja e dhunshme e foshnjës në kanalin e lindjes për një kohë të gjatë ajo që e ka privuar Rosemary-në nga thithja e oksigjenit, duke i shkaktuar dëmtime në tru. Teksa kishte filluar të rritej, ishte bërë e qartë që Rosemary kishte ngecur në zhvillim, krahasuar me fëmijët tjerë, të moshës së saj. Në biografinë e saj, të publikuar në vitin 1974, Rose Kennedy kishte shkruar që vajza e saj kishte filluar të zvarritej, të qëndronte në këmbë, të ecte dhe të fliste shumë me vonesë. Me kalimin e kohës, Rosemary kishte filluar të ketë edhe probleme tjera, me detyra fare të thjeshta, siç ishin shkrimi e leximi, luajtja e sporteve të ndryshme. Kur Rosemary ishte rritur për t'u regjistruar në shkollë, nëna e saj kishte kërkuar këshillat e ekspertëve, të cilët i kishin thënë që vajza e saj ishte 'e vonuar'. Familja Kennedy ishin përpjekur maksimalisht që ta mbanin të fshehur gjendjen mendore të vajzës së tyre, mirëpo teksa ajo rritej, kjo gjë bëhej shumë më e vështirë për ta. Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, prindërit e saj, Joseph dhe Rose, e kishin dërguar në shkollën e parë me konvikt dhe përkundër faktit që vazhdimisht ishte dërguar në shkollë, ajo nuk e kishte përfunduar më shumë se klasën e katërt. Rosemary i kishte shkruar letra prekëse babait të saj, në të cilat e kishte falënderuar për vizitat dhe kishte kërkuar nga ai që ta vizitonte më shpesh, pasi që ndihej  humë 'e vetmuar çdo ditë'. Kur Rosemary ka qenë nëntëmbëdhjetëvjeçare, babai i saj ishte caktuar ambasador i SHBA-së në Britani të Madhe. 

Familja e mbante të fshehtë gjendjen e vajzës

E gjithë familja Kennedy ishin bartur për të jetuar në Londër dhe Rosemary ishte vendosur në një shkollë lokale, ku kishte shtuar shumë në peshë, gjë kjo e papranueshme për babanë e saj të ashpër. Si rrjedhojë, ambasadori i kishte shkruar shkollës për problemin me peshë të Rosemary-së duke iu thënë: "Ajo është duke u trashur shumë dhe duhet gjetur një zgjidhje për këtë gjë". 

Me kalimin e kohës, Rosemary ishte bërë një vajzë shumë e bukur, që, pas rikthimit në SHBA, kishte filluar të endej natën dhe të dilte me meshkuj, gjë kjo që e kishte shqetësuar babanë e
saj, i cili, duke u munduar që ta përgatiste terrenin për karrierën politike të djemve të tij, ishte frikësuar se vajza e tij do të mbetej shtatzënë, duke ua prishur kështu reputacionin bijve të tij.
Si rrjedhojë, ai kishte vendosur që vajza e tij t'i nënshtrohej një operacioni të quajtur lobotomi, vendim të cilin e kishte marrë pa u konsultuar me askënd. Rezultati i kësaj ndërhyrjeje kishte qenë tronditës, meqë, pas operacionit, ajo e kishte humbur pavarësinë për gjithë jetën e saj, duke mos qenë më e aftë të komunikonte dhe të lëvizte. Pas kësaj, Rosemary-a ishte mbajtur larg familjes, e izoluar dhe deri në momentin kur Joseph Kennedy kishte pësuar sulm në vitin 1961, as nëna e saj, Rosie, nuk e kishte vizituar bijën e saj të sëmurë. Familja gjithmonë e ka mbajtur të fshehtë gjendjen
e vajzës së tyre, duke refuzuar ta pranonin që kanë qenë pikërisht ata, nëpërmjet lobotomisë, ata që ia kishin prishur jetën Rosemary Kennedy-t.

(Kosova Sot)