Kosovën e ka bekuar Zoti, thotë Dodë Gjergji

  • 05 September 2015 - 13:22
Kosovën e ka bekuar Zoti, thotë Dodë Gjergji

Në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u mbajt kremta “Festa e së lumes Nëna Terezë”.

Në këtë meshë, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, tha se Nëna Terezë ishte himni i dashurisë për Zotin – një person bujar, që i shërbeu gjithë jetën e saj të varfërve, të mjerëve dhe të braktisurve.

Gjithashtu ai shtoi se popullin e Kosovës e ka bekuar Zoti, sepse gjithë dashurinë e tij e ka derdhur në zemrën e Gonxhes – personazh që ka mahnitur gjithë njerëzimin, përcjell kp.

Në meshën, e cila ishte e stërmbushur – kishte edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe misioneve diplomatike në Kosovë – u kënduan këngë kishtare dhe u bënë lutje për jetë më të mirë.