Suspendohet policja e "turshive"

  • 05 September 2015 - 15:23
Suspendohet policja e

Zëvendës Komandanti Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, ka suspenduar për 48 orë policen e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtarë për të kryer disa blerje, më saktësisht speca, në Komunën e Vitisë.

Nait Hashani, tha  se pas raportimit në mediat elektronike dhe në portalin tonë është shqiptuar masa e suspendimit për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.

"Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit", ka thënë Hashani, transmeton Ekspress. 

Me këtë rast, Toger Hashani ka suspenduar për 48 orë personin zyrtar dhe rasti është përcjellë në inspektoratin policor të Kosovës.

Ndryshe, dje është fotografuar një zyrtare e policisë derisa po fuste në veturën e policisë speca.