Tjetër rast i rëndë në Podujevë, plagosen dy persona pas përleshjes me armë

  • 16 November 2018 - 08:38
Tjetër rast i rëndë në Podujevë, plagosen dy persona pas përleshjes me armë

Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës njofton Policia e Kosovës.

Dy persona kanë mbetur të plagosur sonte mbrëma rreth orës 22:00, të njëjtitë janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ka filluar hetimin në lidhje me rastin e kësaj plagosje me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00 policia ka marre informatën se në fshatin Surkish te komunës se Podujevës ka ndodhur një plagosje me arme zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe te njëjtit janë dërguar per trajtim mjekësor. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin”, tha Borovci përmes telefonit për Metron.

Ndërkohë policia nuk ka bërë të ditur se cilat janë motivet e kësaj plagosje.

(Kosova Sot)