Detaje të reja për vrasjen e 30-vjeçarit në Podujevë

  • 16 November 2018 - 10:23
Detaje të reja për vrasjen e 30-vjeçarit në Podujevë

Mbrëmë në orën 22:00 në fshatin Surkish të Podujevës, ka pas të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur dy persona, bëhet fjalë për A.S (30-vjeç) dhe E.S (23-vjeç). Si pasojë e plagëve të marra A.S ka ndërruar jetë në QKU, ndërsa i plagosuri tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Policia po merret me rastin por deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Rasti po cilësohet si vrasje e rëndë.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat    (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga    QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, tha policia.

"Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për  të identifikuar personat e dyshuar si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë:, thuhet ne njoftimin e policise

(Kosova Sot)