PRETENI: MAFIA E PASTRON MAFINË!

  • 16 November 2018 - 14:23
PRETENI: MAFIA E PASTRON MAFINË!

Analistët presin që me ndryshimet politike në qeverisje, me një VETTING në sistem, kjo praktikë e amnistisë së krimit të ndërpritet. Këtë optimizëm e ka njohësi i kësaj fushe Hasan Preteni."Janë disa ligje natyrore, të cilëve nuk mund t'u ikë askush. Llogarisin keqbërësit se kjo strukturë amorfe do të sundojë përgjithmonë, por gjithçka është në lëvizje. Shumë diktatorë afrikanë, aziatikë e ameriko-latinë kanë pësuar kush më herët e kush më vonë, e diferencën e bën vetëm faktori kohë, kush më herët e kush më vonë. Në Kroaci Sanaderi llogariti në bashkëpunim me Austrinë, se edhe ata u përfshinë në një aferë, por doli se nuk është e vetmja. Gruevski ishte i vetëdijshëm se nuk është vetëm afera për një automjet, por pas fillimit me të do të dalin edhe aferat e tjera. Besoj që me kohë do të kenë të njëjtin fat edhe disa nga keqbërësit kosovarë. Mafia e pastron mafinë, fillohet me një ose disa persona e pastaj shkon 'lëmsh'", u shpreh ai."Të korruptuarit e Kosovës nuk po e kuptojnë Teorinë e relativitetit, gjithçka është relative dhe gjithçka kalon. Edhe koha e tyre do të perëndojë. Kroati në Austri, maqedonasi ne Hungari, kush do të kërkojë tani azil në Rumani!", tha Preteni për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)