Lugina e Drinit, peizazhe me bukuri të rralla

  • 18 November 2018 - 10:11
Lugina e Drinit, peizazhe me bukuri të rralla

Bukuri natyrore që të lënë pa frymë dhe thesare të trashëgimisë arkeologjike shtrihen përgjatë luginës së Drinit, që nis nga Vau i Dejës e shtrihet sipër në Koman për të përfunduar me Fierzën.

Peizazhi tërheqës e me bukuri të rrallë në këto ditë vjeshte ofron një spektakël ngjyrash mes të verdhës, të kuqërremtës dhe okrës.

Drini që mban fshehur ishullin e Sardës apo të Shurdhahut, ku kishin selinë Dukagjinët, qendër ndërlidhëse e rëndësishme deri në shekullin e XV mes Malësisë, Mirditës dhe Zadrimës të josh me ngjyrat e kësaj vjeshte.

Lugina e Drinit fsheh jo pak site antike gjatë rrjedhës së tij, por është edhe një pasuri më vete për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që e gjallojnë.  Rrjedha e Drinit zotëron një pasuri prej 4 mijë speciesh dhe mikrogjallesash.

Lugina e Drinit është një dëshmi e vlerave të mëdha natyrore, turistike, hidrologjike e kulturore. Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 335 km gjatësi në total. Ai derdhet në Detin Adriatik afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19.

Image
Image
 
 
(Kosova Sot)