Në pallatin mbretëror jeta është shumë normale, para se të flenë gjyshi ju lexon libra të vegjëlve

  • 18 November 2018 - 11:57
Në pallatin mbretëror jeta është shumë normale, para se të flenë gjyshi ju lexon libra të vegjëlve

Në pallatin mbretëror duket sikur çdo gjë ndiqet nga rregullat strikte, por kur vjen puna tek marrëdhëniet mes anëtareve të familjes, gjithçka është shumë normale. Princi George dhe Princesha Charlotte kanë fatin të dëgjojnë çdo mbrëmje gjyshin e tyre teksa ju lexon librat e Harry Potter. Bashkëshortja e 70-vjeçarit, ka thënë në një dokumentar dedikuar ditëlindjes së Princ Charles se ai është gjyshi perfekt. “Ulet në gjunjë dhe luan me ta për orë të tëra. Ju lexon Harry Potter-in dhe imiton zërin e çdo personazhi, ose veprimet e tyre. George dhe Charlotte e adhurojnë dhe i vlerësojnë shumë përpjekjet e tij”,-shprehet ajo. Kujtojmë se librat dhe seritë e Harry Potter kanë qenë gjithmonë të preferuarit e familjes mbretërore. Më herët, Harry, Meghan dhe Willim kanë vizituar sheshxhirimet e serive të filmit për fëmijë.

 

(Kosova Sot)