Stefanoviq për Kosovën në INTERPOL: Politizimi i Asamblesë së Përgjithshme po vazhdon

  • 19 November 2018 - 13:14
Stefanoviq për Kosovën në INTERPOL: Politizimi i Asamblesë së Përgjithshme po vazhdon

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar në Dubai se politizimi i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it do të vazhdojë, jo vetëm nga vendet që kanë njohur Kosovën, por edhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i kësaj organizate policore.

Gjatë ditës së dytë të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it ai theksoi se kishte një qëllim për të ngatërruar shtetet mbi mënyrën e votëm dhe ka shtuar se do të ishte e mundur të gjente pasqyrë në rezultatet e votimit, duke shmangur kështu me qëllim faktin se kjo nuk vlen për një fletëvotim të fshehtë.

Këto deklarata ministri serb i bëri një ditë para se në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

 

(Kosova Sot)