I jepet lamtumira e fundit policit që u vra aksidentalisht

  • 19 November 2018 - 17:00
I jepet lamtumira e fundit policit që u vra aksidentalisht

Në fshatin Penuh të Podujevës iu dha lamtumira e fundit, Halit Zhrelles, Togeri i Policisë së Kosovës I cili ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve si dhe pjesëtarë të policisë.

Polici ndërroi jetë pas plagëve të marra nga të shtënat aksidentale të armës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë se hetimet janë në fazën fillestare mirëpo dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi T.Zh ishte duke e pastruar armën dhe nga pakujdesia ajo ka shkrepur.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të policit të ndjerë.

Hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.

(Kosova Sot)