Sarajet e pashallarëve fshehin histori ndër shekuj

  • 04 October 2015 - 18:42
Sarajet e pashallarëve fshehin histori ndër shekuj

Mjeshtrit treguan dashurinë e tyre në të punuarit me dru

Në këto objekte-fortifikata, ndër shekuj është zhvilluar jeta shqiptare, që gjithmonë ka qenë e sulmuar nga pushtues të ndryshëm  

Si zëvendësim i kullave, në Anamoravë paraqiten shtëpitë me kate. Në Karadakun e Gjilanit, duke përfshirë edhe Malësinë e Zhegocit, këto objekte dallonin nga shtëpitë e fshatrave fushore, në radhë të parë për karakterin e tyre fortifikues, që si duket ka shërbyer edhe për të treguar madhështinë, edhe për mbrojte në rast rreziku. Janë të njohura kulla e Vehbi Zeqirit në Haxhaj dhe kulla e Shemsedin Haxhi Demë Hazirit në Zhegër, që kanë mbetur si ekzemplarë të kohës. Një ndihmë për përshkrimin e karakteristikave të tyre mund ta japin shtëpitë-kulla në Terziaj dhe Kurexhaj, sikundër edhe Kulla e Sahit Agës në Kufcë të Poshtëm. Planimetria e tyre është katërkëndëshe. Komunikimi ndërmjet kateve brenda kullës bëhet me shkallë prej druri, ndërsa porta hyrëse është e një gjerësie më të madhe. Dritaret janë në formë gjysmëharku. Familja Gjinolli ndërtoi Konakun ose Sarajin e Gjinollëve, një nga objektet me të cilin identifikohej dikur ky qytet. Një prej objekteve të tilla është edhe Saraji i Hysen Pashës (1887). Nga këto dy objekte, ka mbetur vetëm saraji, i cili që nga pas Lufta e Dytë Botërore ka shërbyer si shkollë fillore, ndërsa tani është shkollë e Muzikës. Qyteti identifikohej edhe me Sahat-Kullën, një vlerë që po i kthehet sërish. Sahat-Kulla e vjetër qe prishur në vitin 1923. I rëndësishëm ishte edhe Saraji i Kajmekamit, që është një nga objektet më me vlerë nga shekulli XVIII..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)