Zonja Erdogan bllokon një rrugë në Bruksel për shopping (Video)

  • 06 October 2015 - 15:57
Zonja Erdogan bllokon një rrugë në Bruksel për shopping (Video)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ndodhet në Bruksel për takime me zyrtarë të nivelit të lartë me liderët e Bashkimit Evropian.

Por zonja e tij, Emine Erdogan, e ka shfrytëzuar këtë udhëtim për të bërë blerje në një prej rrugëve më prestigjioze në “Avenue Louise”.

Një këshilltar komunal i Brukselit, Thierry Balsat, ka bërë fotografi dhe video të masave të sigurisë dhe bllokimit të rrugës për Zonjën e Parë të Turqisë.

Për më shumë se një orë qytetarët e tjerë nuk janë lejuar të hyjnë në dyqanet të cilat po i vizitonte Madam Erdogan.