Komuna e Mamushës me plan kundër korrupsionit

  • 06 October 2015 - 16:35
Komuna e Mamushës me plan kundër korrupsionit

Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit të mërkurën, më 7 tetor, me fillim në ora 11:30, në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Mamushë.

Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunalë të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.

Me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Mamushës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Graçanica. Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve.

Në ngjarje do të marrin pjesë kryetari i komunës së Mamushës, Arif Bytyq, drejtori i SDC-së, Patrick Etienne dhe zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.