Familja 9-anëtarëshe, me 5 fëmijë shurdhmemecë

  • 06 October 2015 - 19:12
Familja 9-anëtarëshe, me 5 fëmijë shurdhmemecë

Kryefamiljari mezi ia del që ta kalojë muajin

“Jemi nëntë  anëtarë të familjes, i kam gjashtë vajza dhe një djalë. Pesë fëmijë i kam të sëmurë, pasi janë shurdhmemecë. Vetëm njëra vajzë flet dhe dëgjon, ndërsa të tjerët këtë e kanë që nga lindja. Çdo ditë e çdo net jemi në përkujdesje të tyre, sepse po dalin në rrugë, pastaj po ngacmohen mes vete e po duhet t’i ruajmë se mos u ndodh ndonjë gjë”, ka thënë Limani, babai i fëmijëve shurdhmemecë që nga lindja

Kishin dalë para dyerve të oborrit dhe luanin. Nganjëherë ngacmoheshin, mirëpo fytyrat e tyre ishin gjithmonë të qeshura. Janë këto vajzat e Liman Ibrahimit nga fshati Llapqevë, komuna e Malishevës. Sado që dukeshin të lumtura, ajo lloj lumturie nuk ishte sikurse e fëmijëve të tjerë, normalë, pasi që katër vajzat janë shurdhmemece. Për këtë loja e tyre bëhej me anë të gjesteve e mimikës, sepse fjalët nuk u dilnin dot nga goja. Ishte e çuditshme se si aq të shëndosha ta kishin një mangësi të tillë, mirëpo kishin lindur ashtu. Më së rëndi në këtë situatë e kanë prindërit e tyre, të cilët duhet t’u qëndrojnë pranë, sepse frikësohen mos bëjnë ndonjë gjë.“Jemi nëntë anëtarë të familjes, i kam gjashtë vajza dhe një djalë. Pesë fëmijë i kam të sëmurë, janë shurdhmemecë, dhe vetëm njëra vajzë flet e dëgjon, ndërsa të tjerët këtë e kanë që nga lindja”, ka thënë Limani, babai i vajzave.

Image

Ndihma e KFOR-it

I gjendur përballë sëmundjes së vajzave në njërën anë, e po ashtu edhe përballë varfërisë në anën tjetër, Limani si duket kishte filluar të dorëzohej, duke i humbur shpresat se do të bëhej mirë për të.“Të vetmit që e kanë përjetuar hallin tim bashkë me mua për fëmijët ka qenë KFOR-i gjerman që ka intervenuar, duke m’i marrë fëmijët në shkollë një vit në Prizren. Po ashtu KFOR-i i ka dërguar në një spital në Prizren dhe u ka vënë disa aparate në vesh, mirëpo ato aparate me siguri kanë qenë të dobëta dhe nuk kanë funksionuar si duhet, e tani vajzat janë prapë në gjendjen e njëjtë, mirëpo pavarësisht kësaj unë u jam falënderues që të paktën janë munduar”, ka theksuar ai.Numri ku mund ta kontaktoni këtë familje për ta ndihmuar është: 044/ 683 248.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Image