"Veseli pretendon të jetë trashëgues i Hashim Thaçit"

  • 06 October 2015 - 21:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tash e disa ditë po bënë vizita nëpër komunat e Kosovës. Ky veprim i të parit të Kuvendit nga përfaqësues të shoqërisë civile po vlerësohet si parapërgatitje e Veselit për të marrrë drejtimin e partisë si dhe eventualisht për të parë potencialin e qytetarëve në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Për Petrit Zogajn nga lëvizja FOL, vizitat e kryetarit të Kuvendit nëpër disa komuna nuk kanë lidhje me njoftimet që po bëhen nga Zyra për media e Kadri Veselit, se ky i fundit po del në teren për të parë nëse qytetarët e këtyre komunave kanë nevojë që ndonjë ligj të procedohet në Kuvendin e Kosovës, në të mirë të tyre.

“Realisht ajo çfarë po flitet ose çfarë janë njoftimet nga zyra e kryetarit të Kuvendit është që po bën një vizitë për të parë hallet e qytetatërëvë dhe për të prodhuar ligje ose për t`i adresuar. Ne e dimë shumë mirë që Qeveria e Kosovës është ajo që më së shumti propozon ligje në Kuvendin e Kosovës dhe nuk është Kuvendi e as nuk janë deputetet, e më së pak nuk është kryetari i Kuvendit pra kjo bie, sespe mbi 90 për qind e propozim ligjeve dhe koncepteve të dokumenteve që shkojnë në Kuvend përmes qeverisë dhe jo përmes deputetve. Kemi parë aty- këtu shumë rrallë që deputetet kanë marrë iniciativa për të pasur ligje, pra as kjo nuk është”, tha ai.

Forcimi i aturoritetit të tij nëpër komuna dhe me qytetarë, zgjedhjet evetuale të parakohshme, si dhe rruga që Hashim Thaçi ka zgjedhur deri tani, se do të bëhet president i vendit në vitin 2016, sipas Petrit Zogaj nga lëvija FOL, janë parapërgatitje se Kadri Veseli mund të marrë drejtimin e partisë.

“Unë nuk e di se cili do të ishte një nënkryetar i një organizate, i një subjekti politk i një ndërmarrje private që nuk do të kishte garë mes kryetarit dhe zv/kryetarit. Në këtë rast pra do të ishte jo normale që nënkryertari të mos pretendonte që ta zë vendin e kryetarit dhe me gjas në vitin 2013 kur është mbajtur konventa e PDK-së, ka qenë një lloj pajtimi që kryetari ta pranojë zëvëndes kryetar z. Veseli me idenë e zëvendëskryetarit, por jo edhe me një titull tjetër që ka qenë deri më tash nënkryetar. Pra të jetë më i madh se një nënkryetar dhe më i vogël sesa kryetari. Ky është njëfar pozicionimi i çudtishëm i z. Veseli brenda PDK-së, por që është shenj e një ambicie të tij për të udhëhequr partinë”, tha Zogaj, raporton RTVDukagjini.

Kryetari i Kuvendit të Koosvës, përveç komunës së Obiliqit, ai ka vizituar Fushë Kosovën, Drenasin dhe Skenderajn .

Në njoftimin nga Zyra për media e kryetarit të Kuvendit thuhet se ai po i bënë këto vizita për t`u njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund t`i adresojë Kuvendi, nëpërmjet ligjeve.