Shpend Ahmeti ‘shpërblen’ me tenderë kompaninë e afërt me pushtet “Devolli”

  • 06 October 2015 - 21:44
Shpend Ahmeti ‘shpërblen’ me tenderë kompaninë e afërt me pushtet “Devolli”

Kompania “Devolli”  e cila ka financuar disa parti të mëdha në Kosovë në vitet e fundit, e veçmas partinë në pushtet, PDK-në, tashmë po ‘shpërblehet’ me tenderë edhe nga komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Kjo e fundit vazhdimisht ka akuzuar të gjithë partitë që kanë qenë në pushtet në Kosovë se janë të lidhur me krimin, e të cilat janë financuar edhe nga Devolli.

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahemti, këtë javë e ka ‘shpërblyer’ me tenderë komapniën “Devolli Group” për furnizim me qumështë për nxënësit e shkollave për klasat I-V, raporton ORAinfo.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, vlera mujore e kontratës peshon  40 mijë e 761 euro.

Në këtë tenderë kanë apoikuar 4 kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë është ajo në vlerë prej 158 mijë e 967 eurove.