Lëndët myken, prokurorët ligjërojnë

  • 07 October 2015 - 07:41
Lëndët myken, prokurorët ligjërojnë

Degradimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë

Injorohet edhe kufizimi i KPK-së 

Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor ende nuk ka asnjë hap për të disiplinuar këtë fenomen, Këshilli Prokurorial nëpërmjet vendimit KKP.nr 239/2015, të datës 11 shtator 2015, ka marrë vendim që të gjithë prokurorët, që janë të angazhuar në procesin e ligjërimit, t'i dërgojnë në Sekretariatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dokumentet, si konkursin në bazë të cilit janë angazhuar në procesin e ligjërimit, kontratën e punës në institucionin në të cilin janë të angazhuar, lëndët të cilat i ligjërojnë, si dhe orarin e ligjëratave dhe orarin e provimeve. Por jo të gjithë prokurorët mësimdhënës e kanë respektuar këtë vendim, edhe pse afati i fundit për dërgimin e dokumenteve ka qenë data 20 shtator 2015

Angazhimi i prokurorëve në universitete publike dhe private konsiderohet si një precedent që dëmton sistemin e drejtësisë dhe njëherësh atë të arsimit. Pasi nën zë edhe nga vetë drejtuesit e prokurorive pohohet se një pjesë e prokurorëve nuk janë emëruar ligjërues në universitete për shkak se janë profesionistë, por për shkak të detyrës që kanë. Për këtë arsye Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që me marrjen e detyrës pati folur për stopim të këtij fenomeni, pikërisht për të shmangur favoret apo kthimin e ndereve, sipas sistemit të emërimit nga universitetet kryesisht private. Agim Kurmehaj, Laura Pula, Imer Beka, Bahri Hyseni, Mejreme Hoxha, Besim Kelmendi, Kujtim Munishi, Arbëresha Raca - Shala, Murat Hulaj, Agron Uka, bazuar në deklarimet në Agjencinë Antikorrupsion rezultojnë në listën së cilës i është shtuar dhe prokurori Arian Gashi. Ndërsa nga Këshilli Gjyqësor ende nuk ka asnjë hap për të disiplinuar këtë fenomen, Këshilli Prokurorial nëpërmjet vendimit KKP.nr 239/2015, i datës 11 shtator 2015, ka marrë vendim që të gjithë prokurorët, që janë të angazhuar në procesin e ligjërimit, t'i dërgojnë në Sekretariatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dokumentet, si konkursin në bazë të cilit janë angazhuar në procesin e ligjërimit, kontratën e punës në institucionin në të cilin janë të angazhuar, lëndët të cilat i ligjërojnë si dhe orarin e ligjëratave dhe orarin e provimeve. Por jo të gjithë prokurorët mësimdhënës e kanë respektuar këtë vendim, edhe pse afati i fundit për dërgimin e dokumenteve ka qenë data 20 shtator 2015... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)