Arrest shtëpiak për 6 serbët që shkretuan pyjet

  • 09 October 2015 - 17:20
Arrest shtëpiak për 6 serbët që shkretuan pyjet

Arrest shtëpiak dhe ndalim për t’iu afruar vendit apo selisë ku kanë ushtruar veprimtarinë ndaj gjashtë të dyshuarve nga Komuna e Shtërpcës për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale shkretërimi i pyjeve nga neni 357 paragrafi 2 dhe vjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjyqtarii procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së të evidentuar si: PP/II.nr.1842-3/15, të datës 08.10.2015, në çështjen penale kundër të pandehurveV.S, G.V, S.Gj, J.M, S.S dhe M.F,që të gjithë nga Komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar sekanë kryer veprat penale shkretërimi i pyjeve nga neni 357 paragrafi 2dhevjedhja e pyllit nga neni 358 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurave V.S, G.V, S.Gj, dhe J.M, Gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. 
Ndërsa dy të pandehurve të tjerë S.S dhe M.F u caktohet masa e paraqitjes në stacion policor dhe masën e ndalimit për t’iuafruarvenditaposelisëkukanëushtruarveprimtarinë, e cila masë do të zgjas një (1) muaj.

Pas vlerësimit tëtë gjitha shkresavetë lëndës dhe dëgjimittë palëve, gjyqtarii procedurës paraprake, konsideroi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve.

Ndërkohë që masa e arrestit shtëpiakiuështë caktuar konform nenin 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPRK-së, si dhe konform nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1dhe neni 178 paragrafi 1të KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë shënuar.

Po ashtu me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.