Kryetari Muharrem Sfarqa nuk i mbajti fjalët e dhëna në fushatë

  • 09 October 2015 - 19:30
Kryetari Muharrem Sfarqa nuk i mbajti fjalët e dhëna në fushatë

Papunësia, brenga më e madhe e ferizajasve

Ai gjatë vitit 2014 ka bërë çka ka dashur dhe si ka dashur me paranë publike, në kundërshtim të plotë me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe vendimet e Kuvendit të Komunës”, thotë Aliu

Qeverisja në mes LDK-së, AAK-së dhe NQF-së në Ferizaj për pak muaj mbush gjysmë mandati në Ferizaj. Dhe, gjatë kohës së fushatës zgjedhore janë dhënë premtime të shumta, të cilat kanë mbetur vetëm në letër.

Ky konstatim dëgjohet shpesh mes bisedash të qytetarëve, por edhe nga partitë opozitare dhe shoqëria civile. Përmenden edhe iniciativa për përmirësime infrastrukturore e të jetës së qytetarëve, por që vlerësohen të vogla krahas nevojave të shumta që kanë qytetarët.

Mes shumë premtimesh ishte edhe krijimi i më shumë se 3 mijë vendeve të reja të punës, që është edhe pritja më e madhe e qytetarëve. Ky premtim sipas organizatës INPO ende është vetëm në letër.

INPO: Premtim elektoral dhe asgjë më shumë

“Mbetet premtim elektoral dhe asgjë më shumë. Megjithatë, vërehen lëvizje në drejtim të krijimit të mundësive bizneseve, por jo në masën që do të realizonte këtë premtim”, thotë Arbër Kadriu nga organizata INPO.

Edhe lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Ferizaj shprehet e pakënaqur me premtimin e dhënë për punësim. Sipas tyre, lëre që nuk pati vende të reja pune, por u aplikuan edhe më shumë shkelje duke punësuar militantë partiakë me kontrata mbi vepër.

“Kryetari Sfarqa po ashtu pati premtuar se do të hap vende të reja pune, ndërsa nuk ka punësuar ndonjë në mënyrë të rregullt pos me kontrate ne vepër gjë që është e ndaluar po këtë e ka bërë për të kënaqur apetitet familjare dhe partiake”, deklaron Bekim Ademi, përfaqësues nga lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Ferizaj....(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)