Ankara: 30 të vrarë, mbi 100 të plagosur (Foto/Video)

  • 10 October 2015 - 11:36
Ankara: 30 të vrarë, mbi 100 të plagosur (Foto/Video)

(I plotësuar) Tridhjetë njerëz janë vrarë dhe 126 janë plagosur nga dy shpërthime që kanë ndodhur jashtë staconit kryesor të trenit në Ankara.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Brendshme e Turqisë.

Qeveria turke e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Shënjestër duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Raportet thonë se Qeveria turke është duke hetuar nëse shpërthimet kanë qenë sulme vetëvrasëse.

------------------------------------------------------------------------------

Së paku 20 të vrarë nga shpërthimet në Ankara

Dy shpërthime kanë ndodhur pranë stacionit kryesor të trenit në Ankara, duke shkaktuar disa viktima.

Raportet fillestare flasin për së paku 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Qeveria turke e ka cilësuar incidentin si “sulm terrorist”.

Shënjestër duket se ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Raportet thonë se qeveria është duke hetuar nëse shpërthimet kanë qenë sulme vetëvrasëse.

Banners and injured person in AnkaraWoman talks on phone after blast in Ankara