Jahjaga në Samitin e Bërdo-Brioni në Zagreb

  • 25 November 2015 - 07:58
Jahjaga në Samitin e Bërdo-Brioni në Zagreb

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjagado, sot do të marrë pjesë në Samitin Bërdo-Brioni, në Zagreb të Kroacisë.

Sipas zyrës për media të presidentës, Jahjaga merr pjesë në Zagreb, në Samitin Bërdo-Brioni, me ftesë të presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, dhe presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Samiti Bërdo-Brioni është nismë e përbashkët e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane. Samiti mbledh edhe presidentët e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

(Kosova Sot)