Momenti dramatik kur turqit kërkojnë nga pilotët rusë të lëshojnë territorin e Turqisë (Video)

  • 25 November 2015 - 10:37
Momenti dramatik kur turqit kërkojnë nga pilotët rusë të lëshojnë territorin e Turqisë (Video)

Ky është momenti dramatik kur pilotët turk paralajmërojnë avionin ushtarak rus, që të tërhiqet nga vija e tyre ajrore, përpara se ta qëllonin dhe rrëzonin.

Tashmë është publikuar një audio-incizim ku dëgjohet teksa piloti bombardues turk u kërkon pilotëve rusë që të ndërrojnë drejtimin e avionit.

Piloti turk dëgjohet teksa thotë : “Ju flet forca ajrore turke. Ju jeni duke iu afruar hapësirës ajrore turke. Ndërroni drejtim, nisuni drejt jugut menjëherë”.

Pak sekonda më vonë, avionit ushtarak rus është rrëzuar nga bombarduesit turk, gjë e cila ka çuar në një krizë të marrëdhënieve në mes të Turqisë dhe Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin tejet i nervozuar me këto veprime të autoriteteve të Ankarasë zyrtare, ka ndërprerë kontaktet ushtarake me Turqinë dhe madje ka stacionuar anijet luftarake në Siri, transmeton lajmi.net.

Rusia thotë se do të shkatërrojë “të gjitha pajisjet ushtarake që paraqesin rrezik”, në detin në Siri.

Putini ka paralajmëruar Turqinë se për këto veprime “do të ketë pasoja të rënda”.

Të paktën një pilot besohet se është vrarë pranë kufirit me Sirinë, pasi është lëshuar me parashutë nga avioni që u godit nga autoritetet turke, por më pas rebelët e armatosur kanë qëlluar në drejtim të tij.

Edhe një ushtar tjetër rus është vrarë pasi që rebelët sirianë kanë hedhur në erë një helikopter rus, i cili ishte duke kryer operacion të kërkim-shpëtimit për pilotët e zhdukur rusë.

Turqia insiston se avioni rus SU-24 kishte fluturuar në hapësirën e saj ajrore. Ankaraja zyrtare thotë se avioni rus është paralajmëruar 10 herë brenda 5 minutave përpara se të rrëzohej.