Kinezët ndërtojnë hekurudhën Hungari – Serbi

  • 25 November 2015 - 11:08
Kinezët ndërtojnë hekurudhën Hungari – Serbi

U nënshkrua të martën pasdite në Suzhou të Kinës marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Hungari-Serbi, në prani të kryeministrit kinez Li Keqiang, si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orbán dhe atij serb Aleksandar Vuçiç.

Si një ndër projektet më të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit Kinë-EQL, ndërtimi i hekurudhës u propozua për herë të parë në vitin 2013 nga kryeministrat e të tre vendeve.

Pritet që kjo vepër infrastrukturore të thellojë nivelin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore-Lindore.

85% e ndërtimit të hekurudhës Hungari-Serbi do të realizohet me investime kineze dhe mësohet se linja e re hekurudhore moderne do të shkurtojë deri në 2 orë e gjysmë distancën midis Hungarisë dhe Serbisë.