Albin Kurti ka lëshuar territorin e Kosovës, ose këtë do ta bëjë javën e ardhshme (Foto)

  • 25 November 2015 - 12:47
Albin Kurti ka lëshuar territorin e Kosovës, ose këtë do ta bëjë javën e ardhshme (Foto)

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili po kërkohet për arrestim nga Policia e Kosovës, pas fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mund të mos ndodhet më në territorin e Kosovës, ose këtë po planifikon ta bëjë ditët në vijim.

Më 5 dhjetor ia ka caktuar një takim me bashkatdhetar në Norvegji, shtet prej nga vjen edhe bashkëshortja e tij.

Ende nuk dihet nëse Kurti tanimë ndodhet te “miqtë” e tij. Por ajo që dihet, ai po planifikon që në fund të javës së ardhshme të jetë atje, ku është paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në një tubim në Oslo të Norvegjisë, ku do të flasë për gjendjen aktuale në Kosovë, dhe për pasojat e marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.

tre

E nga ana tjetër Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fletë-arrestet për deputetet ende janë valide dhe të kërkuarit do të arrestohen në momentin që takohen.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit është i obliguar ne realizmin e fletë-arreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

“Ende  janë valide fletë- arrestet dhe bazuar në të do ti kërkojmë dhe në momentin që i takojmë do ti arrestojmë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Por, Kurti këtë udhëtim mund ta bëjë edhe nga Shqipëria, nëse arrin të kalojë andej pa u kapur, pasi fletë-arresti për të dhe deputetët e tjerë nuk vlen jashtë territorit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe vet zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Fletë -arrestet janë për Kosovën dhe në çdo rast ku i njëjtit takohet qoftë në tentim ndalje qoftë brenda shtetit ne do ta arrestojmë”, është shprehur ai për lajmi.net.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletë- arrest ndaj katër deputetëve të partive opozitare, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tash vetëm Donika Kadaj-Bujupi  e AAK-së, është arrestuar, kurse tre deputetet e VV-së ende janë në arrati.