Presidenti i Serbisë i tmerruar tek sheh Jahjagën duke nënshkruar deklaratën e Samitit të Zagrebit (Foto)

  • 25 November 2015 - 21:46
Presidenti i Serbisë i tmerruar tek sheh Jahjagën duke nënshkruar deklaratën e Samitit të Zagrebit (Foto)

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic shihet i tmerruar teksa sheh Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga duke nënshrkuar Deklaratën e Samitit të Berdo-Brionit. Ky tmerr i Nikolicit, mund të jetë shkaktuar nga nënshkrimi i Presidentes Jahjaga si përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Samitin e Bërdo – Brionit, në Zagreb.

Në fotografi shihet se si presidenti serb Nikolic, bëhet sikur “nuk mund të fokusohet” që të qëndrojë në mënyrë protokollare karshi nënshkrimit të krerëve të shteteve pjesëmarrëse, në këtë rast, nënshkrimit të Presidentes Jahjaga si përfaqësuese e Republikës së Kosovës.

Jahjaga ka vënë nënshkrimin e saj në nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Samitit Bërdo-Brioni, e cila bën thirrje për dinamizim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.