Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

  • 25 November 2015 - 23:16
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Video)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë. Sipas një video të dërguar në Indeksonline nga Naser Prapashtinca, shihet një veturë BMË X5 e rrokullisur matanë rrugës.

Po ashtu në këtë video shihen se si zjarrfikësit e nxjerrin nga vetura një person pa ndjenja. Sipas videos, aksidenti mund të ketë ndodhur në fshatin Balincë, pak para hyrjes në autostradë.

Nuk dihet ende gjendja e personit, derisa e aksidentuar ka mbetur edhe një veturë e tipit Audi me targa 03. Kjo magjistrale mbetet e bllokuar

 

 

Kujdes +18 Aksident-Sonte ora 22-30 Rruga Peje-Prishtine

Posted by Naser Prapashtica on Wednesday, November 25, 2015