Dastid Pallaska: Opozita nuk ka arsye ta bllokojë Kuvendin deri në vendimin e Kushtetueses

  • 25 November 2015 - 23:53
Dastid Pallaska: Opozita nuk ka arsye ta bllokojë Kuvendin deri në vendimin e Kushtetueses

Dastid Pallaska thotë se opozita duhet ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen për Asociacionin.

Ai thotë se opozita më nuk ka asnjë arsye ta bllokojë jetën institucionale përderisa të dalë vendimi i Kushtetueses.

Thotë se nuk arrin ta kuptojë opozitën me veprimet e fundit.

“Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet t’i japim mundfësi Gjykatës Kushtetuese që ta kthejë kredibilitetin e vet. Mendoj se është një presion pozitiv që Gjyakta Kushtetuese ta shqyrtojë këtë çështje. Për momentin nuk arrij ta kutpoj se cili është problemi i opozitës që të vazhdojë jeta parlamentare. Derisa të mirren këto vendime, sidomos për Asociacioanin mendoj se opozita nuk ka arsye ta bllokojë jetën parlamentare.Publikisht po them se edhe nëse vendimi mund të perceptohet pozitiv nga opoizta, ky nuk do të jetë si pasojë e dhunës së opozitës”, ka thënë Pallaska.