Moska i kërkon Stambollit t’ia kthejë Aja Sofinë

  • 26 November 2015 - 15:56
Moska i kërkon Stambollit t’ia kthejë Aja Sofinë

Rusia po i kërkon Turqisë t’ia kthejë ortodoksisë atë që njihet tashti si simboli kryesor i Stambollit, xhaminë Aja Sofia

Kërkesa është bërë nga Sergej Gavrilov, kryetari i komitetit për çështje të pronës dhe njëherësh udhëheq i grupit ndërpartiak parlamentar për mbrojtjen e vlerave të krishtera ortodokse.

Ai ka thënë që pala ruse e sheh të nevojshme të potencojë se shënjtorja më e vjetër e krejt botës bizantine, Shën Sofia e Carigradit në Stamboll të Turqisë, duhet të jenë pronë e Kishës Ortodokse.

“Ne presim që Turqia ta ndërmarrë këtë hap miqësor – ta kthejë Aja Sofinë kishës. Pala ruse është e gatshme të ndihmojë materialisht dhe të angazhojë profesionistët dhe shkencëtarët më të mirë për ta restauruar atë”, ka thënë ai, sipas medieve ndërkombëtare.

“Ky hap do t’i mundësonte Turqisë dhe islamit se vullneti i mirë është mbi politikën”.

Sipas palës moskovite, nismat si kjo janë më rëndësi të madhe për qetësimin e raporteve mes dy shteteve, që u përkeqësuan pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia, në fillim të javës.

Aja Sofia përfundoi së ndërtuari në vitin 537, nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të perandorit Justinian.

Ajo shërbeu si kishë ortodokse deri më 1204, kur u shndërrua në kishe katolike.

Më 1261 u kthye prapë si objekt fetar ortodoks për t’u shndërruar në xhami, pas pushtimit osman të Stambollit, më 1453, transmeton Klan Kosova.

Nga viti 1935 Aja Sofia shërben si muze ndërsa më 1985 është futur në listën e objeketeve të mbrojtura nga UNESCO.