Përplasen prindërit dhe menaxhmenti i Gjimnazit “Sami Frashëri”

  • 26 November 2015 - 20:32
Përplasen prindërit dhe menaxhmenti i Gjimnazit “Sami Frashëri”

Pagesa prej 5 eurosh për sigurimin e Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë ka shkaktuar përplasje e pakënaqësi.

Prindërit e nxënësve të kësaj shkolle janë ankuar se po u largohen fëmijët nga procesi mësimor, pasi nuk e kanë bërë pagesën, derisa këto i kanë mohuar mësimdhënësit dhe vet drejtoria.

Drejtori i shkollës, Ilmi Reçica, këtë situatë e ka quajtur shqetësim të panevojshëm, derisa ka ironizuar atë me një urim në prag të festave të nëntorit.

Ai ka shpjeguar edhe pse rritja e çmimit nga 3 në 5 euro, ka ndodhur për shkak të ndarjes së nxënësve në dy objekte.

Ndërkaq, drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, thotë të mos pajtohet me mënyrën se si bëhet sigurimi dhe se do të bëhen ndryshime, raporton KTV.

Nagavci ka thënë se mësimdhënësit dhe nxënësit për asnjë arsye nuk kanë të drejtë të largohen nga procesi mësimor, përcjell koha.net. Nga pagesa janë të liruar të gjitha rastet sociale dhe fëmija i dytë i të njëjtës familje.