Bora e parë mbulon gjithë territorin e Kosovës (Foto)

  • 27 November 2015 - 07:45
Bora e parë mbulon gjithë territorin e Kosovës (Foto)

Fjollat e para të borës kanë rënë në mëngjesin e ditës së premte në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Meteorologët kishin paralajmëruar se të gjatë kësaj jave do të ketë rrëshejë të borës. Dhe kjo ndodhi, Prishtina u mbulua me borë.

“Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës”, thuhet në një njoftim të Institutit.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, mirëpo të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell.

Këtu janë disa foto të bëra nga Express në Prishtinë ku edhe shihen shenjat e para të borës.