Opozita me koncert në protestë

  • 27 November 2015 - 11:59
Opozita me koncert në protestë

Tri partitë opozitare, AAK, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë ripërsëritur se manifestimi I nesërm do të jetë paqësor.

Në një konferncë për media, ato kanë njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi, në të cilin ato do të kundërshtojnë marrëveshjen për “Zajednicën” dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të jetë I qetë.

Glauk Konjufca nga VV-ja ka thënë se manifestimi do të organizohet për të kundërshtuar dy marrëveshjet, të cilat sipas tij janë të dëmshme për Kosovën.

Ai ka premtuar se protesta do të ejtë e qetë dhe se përveq fjalimeve të liderëve politikë do të ketë edhe pika argëtuese.

Ndërsa, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se deri më tani janë kontaktuar mbi 2 mijë zyrtarë që kanë shprehur gatishmëri për të dal nesër në manifestim.

Ai u ka premtuar qytetarëve se nuk do të ketë dhunë dhe as provokime, por do të dalin me familje.

(Kosova Sot)