A do të marrin pjesë në protestën e nesërme, Kurti, Haxhiu e Topalli?

  • 27 November 2015 - 20:41
A do të marrin pjesë në protestën e nesërme, Kurti, Haxhiu e Topalli?

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje janë treguar detajet për oraret e nisjes së nesërme të autobusëve për në protestën e thirrur të shtunën nga Opozita.

Tre përfaqësues të saj, thanë se me 28 nëntor, do të jetë tubimi më i madh që nga paslufta, si kundërshtim i marrëveshjeve më Serbinë e Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, enigmë është nëse aty do të jenë deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, e Faton Topalli, të cilët i kërkon ende Policia.

Në funksion të mbarëvajtjes së Manifestimit që është thirrur në sheshin ”Zahir Pajaziti” të shtunën, tre opozitarët thanë se kanë angazhuar rrafsh një mijë vullnetarë, transmeton Klan Kosova.