Bujanoci “vishet” kuq e zi (Foto)

  • 27 November 2015 - 22:09
Bujanoci “vishet” kuq e zi (Foto)

Fshati Konçul i komunë së Bujanocit përmes të cilit kalon rruga regjionale Bujanoc-Gjilan është veshur Kuq ë Zi duke lënë të mahnitur të gjithë kalimtarët të cilët frekuentojnë këtë rrugë.

Rinia e këtij vendbanimi janë kujdesur qysh në mbrëmjen e 27 Nëntorit që dita e madh historike këtë vendbanim ta gjejë me ngjyrat e flamurit kombëtarë Shqiptarë.

Flamuj të shumtë janë vendosur përgjatë rrugës të cilët presin e përshëndesin udhëtarët me mikpritjen shqiptare, me flamurin kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, transmeton BujanociNet.