Letra prekëse: 7-vjeçari i shkruan Babagjyshit të kapë vrasësit

  • 28 November 2015 - 10:21
Letra prekëse: 7-vjeçari i shkruan Babagjyshit të kapë vrasësit

Kjo letër po bën xhiron e botës. Është shkruar nga një 7-vjeçar që ndodhet i shtruar në spital me plagë të rënda. Ajo nuk është një letër e zakonshme e një fëmije dërguar Babagjyshit.

Përpos kërkesave për lodra apo shëtitje ka një lutje, për të gjetur vrasësin që e qëlloi në derën e shtëpisë.

“Ndihmo policinë të kapë personat që më plagosen”,- shkruan Christian Hickey, në letrën e tij për Babagjyshin. Ai u plagos muajin e kaluar në Mançester, Angli dhe ende autorët nuk dihen.

CU1u77PW4AAEZ-W.jpg large