Ymeri: Isa e Hashimi po na e sjellin Serbinë në Kosovë

  • 28 November 2015 - 14:47
Ymeri: Isa e Hashimi  po na e sjellin Serbinë në Kosovë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri ka deklaruar se sot në ditën më të shenjtë janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka akuzuar kryeministrin Isa Mustafa dhe Hashim Thaçin, të cilët sipas tij po e copëtojnë sërish Kosovën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Pushtetit po na e sjell Serbinë Kosovës dhe po ia falë territore Malit të Zi”, tha Ymeri.

Ymeri ka thënë se nuk mund të pranohet Serbia tri kilometra larg Prishtinës, e as në Mitrovicë e në Gjilan.

“Nuk duam ta shohim as Malin e Zi në Pejë”, ka thënë Ymeri. “Sot jemi të bashkuar jo vetëm si opozitë, por edhe si komb”, ka thënë Ymeri.

(Kosova Sot)