Komuna e Prishtinës anulon aktivitetet e 28 Nëntorit

  • 28 November 2015 - 17:57
Komuna e Prishtinës anulon aktivitetet e 28 Nëntorit

Komuna e Prishtinës ka anuluar aktivitetet e parapara me rastin e 28 Nëntorit. Ky anulim ka ardh si shkak i arrestimit të deputetëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar zyra e Komunës së Prishtinës.

Lexo komunikatën e Komunës së Prishtinës:

Komuna e Prishtinës me keqardhje njofton opinionin publik se pas terrorit të ushtruar ndaj aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga shteti policor i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, anulohet koncerti, i cili qe paraparë të mbahej sonte në sheshin "Skënderbeu".