5 jetimët kalojnë nëpër rrathët e ferrit të varfërisë

  • 29 November 2015 - 15:30
5 jetimët kalojnë nëpër rrathët e ferrit të varfërisë

Teuta Krasniqi: Dua që fëmijët ta ndiejnë frymën e nënës dhe të rriten me të

Nëna Teuta Krasniqi i ka pesë jetimë për t’i rritur, sepse babai i tyre vdiq në aksident dhe ajo rropatet me kushtet e rënda të jetesës. Ajo vetë është rritur si bonjake, derisa e njohu burrin me të cilin u martua dhe lindi pesë fëmijë, porse jeta nuk i shkoi ashtu siç donte ajo

Në afërsi të kishës katolike “Shën Katerina” në Pejë, në rrugën e spitalit, një derë shtëpie e hyrjes të ngjason më shumë në një derë të ndonjë shtëpie të braktisur sesa që dikush banon aty. Para saj e ndaloi makinën Adnani dhe më tha se këtu jeton një familje, e cila ka ekstrem kushte të këqija të jetës. Aty jetonte një nënë me pesë jetimë. Kur trokitëm në këtë derë, para nesh u shfaq një shtëpi si në filmat horror, gjysma e saj pa dritare, me një rrëmujë nga copa drurësh dhe rremash të shpërndara nëpër oborrin e saj. Më së pakti i ngjasonte një shtëpie të pabanuar, e aq më pak një shtëpie, e cila strehon pesë fëmijë jetimë pa baba, vetëm me nënën e tyre, Teuta Krasniqin, e cila po bën të pamundurën që ata fëmijë t’i mbajë në jetë me 70 euro ndihmë sociale dhe me ndihmat e njerëzve zemërmirë, t’i ngre në këmbët e tyre që ndoshta një ditë edhe për ta do të ketë gëzim në jetë.

Image
Image

“Jetimët si duket nuk gëzohen kurrë”

Teuta Krasniqi thotë se është rritur jetime në njërën nga jetimoret e regjimit të kaluar.“Buzëqeshja për ne ishte e huaj, përjetuam shumëçka në ato jetimore, u rritëm pa dashurinë e prindërve që na braktisën, pa ngrohtësinë e familjes. Unë përjetova edhe një tmerr tjetër në atë jetimore, për të cilin nuk dua më ta kujtoj”, e fillon rrëfimin e saj Teuta Krasniqi, e cila po kalon nëpër shkallët e ferrit të varfërisë, e vetme pa bashkëshortin e saj dhe që rrit tre djemtë dhe dy vajzat e saj që të gjithë nën moshën 15-vjeçare. “Në ato jetimore u njoha edhe me një bonjak tjetër të braktisur, ashtu sikurse edhe unë, dhe së bashku u rritëm dhe filluam të vajtojmë fatin e zi të jetës se jetimëve. Kështu u lidhëm së bashku dhe vendosëm të krijojmë një jetë të re e”, shprehet Teuta. Ajo thotë se u martua me të, lindën pesë fëmijë, por jetimët si duket nuk mund të gëzohen kurrë. “Ashtu ndodhi edhe me ne. Bashkëshorti im në vitin 2010 humbi jetën në një aksident komunikacioni dhe unë ngela si qyqe më pesë jetimë. Fati i keq po i përcjellë edhe fëmijët tanë edhe ata u detyruan të rriten jetimë, pa baba”, thotë Teuta. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

 

Image