Rexhep Selimi: Pushka top ju baftë qeverisë

  • 29 November 2015 - 19:32
Rexhep Selimi: Pushka top ju baftë qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në Facebook thotë se ajo çfarë bëri dje qeveria kundër opozitës nuk ishte veçse një bastisje.

“Ishte operacion luftarak i armatosur kundër opozitës”, shkruan ai.

Pjesa tjetër e postimit të Rexhep Selimit: 

Ne e kishim thënë edhe më herët për manifestimin e 28 Nëntorit, ne kemi festë - qeveria ka panik. 
Por çfarë bëri Qeveria në panikun e saj? Ktheu armët kundër opozitës. 
Nuk ka dëshmi tjetër më te kjartë se Qeveria Thaçi-Mustafa është një regjim qyqar i cili është në panik.
Pra, regjimi i ka kthyer tytat në drejtimin e gabuar. Sepse do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Serbinë dhe cilindo që merr anën e saj. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Zajednicën dhe cilindo që e mbron atë. Thaçi e Mustafa le t'i mbrojnë ato, pra. Kurse ne do të vazhdojmë t'i kundërshtojmë edhe me më vendosshmëri. E për ta bërë një gjë të tillë ne nuk kemi frikë!
"Pushka top ju baftë", thotë një fjalë e popullit. 
Kur jemi ne rrugën e drejtë ne bëjmë vetëm një gjë, ecim përpara!