Brenda shkollës në Burgun e Dubravës

  • 29 November 2015 - 21:10
Brenda shkollës në Burgun e Dubravës

Brenda burgut të Dubravës janë kryer shpeshherë aktivitete të jashtëligjshme. Është raportuar shpesh për futjen e drogës dhe armëve. Por jo gjithçka është kështu.

Brenda burgut të Dubravës ka edhe shkollë ku të dënuarit mund të kryejnë sipas profesionit të cilin duan ta zgjedhin.

RTK ka përgatitur një kronikë me disa të burgosur të cilët janë të kënaqur me kushtet që kanë në shkollë.

Njëri nga ata, thotë se ka marrë një certifikatë të Ndërtimtarisë.

Ai thotë se dëshiron të dalë sa më parë prej burgut.

“Dua të dal dhe të punoj. Ta mbaj familjen time dhe kurrë më mos të bëjë gabime”, thotë njëri nga të burgosurit që po shkollohet në burgun e Dubravës.