Fjalën e parë dhe të fundit në drejtësi e thotë politika

  • 30 November 2015 - 07:34
Fjalën e parë dhe të fundit në drejtësi e thotë politika

Sistemi i drejtësisë i nënshtruar dhe i dirigjuar nga dy pushtetet e tjera

Nuk ka prokuror që guxon t’i arrestojë mafio-oligarkët e pushtetit 

"Ngatërrimi i kompetencave ligjore në sistemin e drejtësisë është bërë me direktivat e pushtetarëve, me qëllim, që këta të fundit të mbeten të paprekur nga drejtësia. Si rezultat i ndikimit të fuqishëm të politikës dhe parapolitikës, komplet sistemi i drejtësisë ka kaluar në shërbim të mafio-politikës, duke filluar nga kryeministria, ministrat, partitë politike, grupet e interesit dhe individët me ndikim në shoqëri", është shprehur analisti, Blerim Burjani

Drejtësia dhe sundimi i ligjit, ato që formojnë dhe mbajnë shtetin modern, ekzistojnë vetëm formalisht, pasi në praktikë sovraniteti i këtij sistemi është i kërcënuar. Një shtet si Kosova, ku problem për qytetarët është mbijetesa, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, papunësisë dhe rritjes së korrupsionit, drejtësia duhej të shihej si dritë jeshile për të dalë nga situata. Por përkundrazi, sistemi i drejtësisë në Kosovë ka dalë në mbrojtje të mafiozëve të politikës duke ligjëruar krimin, grabitjen dhe tjetërsimin e pronave dhe të të drejtave të qytetarëve. Thënë ndryshe institucionet e drejtësisë në vend janë shndërruar në institucione antipublike, kriminale, ndaj njohësit e çështjeve të drejtësisë dhe jo vetëm daljen nga kjo situatë e shohin vetëm me çmontimin e sistemit aktual të drejtësisë që nga themelet dhe më pas rivënien në funksion. Paraprakisht pyetja shtrohet se si ka kaluar sistemi i drejtësisë në shërbim të mafio-politikanëve dhe pse ende nuk ka një prokuror në prokurorinë e shtetit, i cili do të guxonte të dërgonte në burg një zyrtar të lartë të vendit, si (ish) kryeministër, kryetar Kuvendi, ministër, deputet të inkriminuar, gjyqtarë apo prokurorë me dyshime të bazuara për korrupsion, krim të organizuar, zhvatje të buxhetit dhe për të tjera vepra penale? ...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)